SHBA paralajmëron sulme të reja ndaj Iranit, Trump: Do të rifillojmë bombardimet
Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar paralajmërime të reja ndaj Iranit gjatë një deklarate në Zyrën Ovale, duke përmendur mundësinë e rifillimit të operacioneve ushtarake.
I pyetur nga një gazetar në lidhje me deklaratën e tij të mëparshme se Irani “duhet të paguajë çmimin”, Trump u shpreh se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin sulme të reja.
“Do t’i sulmojmë dhe madje shumë fort, që sot,” deklaroi ai. “Do të rifillojmë bombardimet. Kemi të drejtë ta bëjmë këtë. Ata rrëzuan helikopterin tonë,” shtoi presidenti amerikan.
“Kam bashkëpunuar me Iranin për disa muaj dhe ata duhet të nënshkruajnë marrëveshjen,” përfundoi Trump.
