Araghchi: Vazhdimësia e shkeljeve të armëpushimit nga SHBA-të pengon procesin diplomatik
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i ka deklaruar homologut të tij pakistanez, Ishaq Dar, se “shkeljet e vazhdueshme të armëpushimit” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëjnë një pengesë të madhe për vazhdimin e procesit diplomatik. Këtë informacion e ka dhënë Ministria e Jashtme në Teheran, përmes një deklarate zyrtare.
Gjatë një bisede telefonike mes dy ministrave të jashtëm, Araghchi theksoi se Irani, pas shqyrtimit të të gjitha aspeketeve të çështjes, do të vendosë për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb”, mjafton të klikoni dhe kërkesa juaj do të aprovohet menjëherë.
