Agron Shehaj dhe Erald Kapri në Berlin për takime me deputetë të Bundestagut
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, së bashku me deputetin Erald Kapri, ndodhen në Berlin për një seri takimesh me përfaqësues të qeverisë gjermane dhe deputetë të Bundestagut. Vizita zhvillohet në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar në Shqipëri, të cilin Shehaj e ka cilësuar si “parlamenti i turpit”.
Gjatë qëndrimit në Berlin, Agron Shehaj deklaroi se do të prezantojë projektin politik të Partisë Mundësia. Ai gjithashtu do të diskutojë planin e partisë për ndërtimin e një Shqipërie ku qytetarët të kenë më shumë mundësi dhe të mos detyrohen të largohen nga vendi.
