Pas përfundimit të seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, situata jashtë godinës u tensionua, pasi protestuesit bllokuan automjetin me të cilin po largohej deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi.
Protestuesit qëlluan me vezë dhe domate drejt automjetit të deputetes. Gjatë incidentit, dëmtime pësuan edhe uniformat blu të forcave “Shqiponja”, të cilët ishin të pranishëm në zonë.
Automjeti i deputetes kishte dëmtime në pasqyrën e krahut të pasagjerit.
Ndërkohë, Policia shoqëroi gazetarin Shpend Gashi. Sipas informacioneve paraprake, është tentuar edhe shoqërimi i kryetarit të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, por ky i fundit nuk u shoqërua.
