Shorti i Ligës së Konferencës: Shkëndija përballet me “ferrin” turk, Drita gjen kundërshtarë më të lehtë. Fiorentina sfidon Jagiellonian.
Sot, në orën 13:00, u zhvillua shorti për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës. Ekipet e Dritës dhe Shkëndijës mësuan kundërshtarët e tyre, duke treguar performancë të mirë në fazën e kampionatit.
Kampionët e Kosovës, Drita, do të sfidojnë skuadrën sllovene Celje. Ndërkohë, Shkëndija do të matë forcat me ekipin turk Samsunspor.
Drita duket se i shmangi përballjen me ekipin e fortë AZ Alkmar. Nga ana tjetër, Shkëndija, falë shortit, nuk u përball me Lech Poznan, por me klubin turk.
Ndeshjet e para të këtyre përballjeve do të zhvillohen më 19 shkurt, në fushën vendase si për Dritën, ashtu edhe për Shkëndijën. Ndeshjet e kthimit do të luhen më 26 shkurt.
Ky short ishte vetëm për fazën “play-off”. Shorti për raundin pasardhës, ku do të marrin pjesë fituesit e “play-off”-eve, do të hidhet më 27 shkurt. Nëse Drita kalon më tej, ajo mund të përballet me Spartën e Pragës ose AEK-un. Shkëndija, në këtë rast, do të sfidonte Shakhtar Donetsk ose Rayo Vallecano.
Shorti i “Play-off”-eve në Ligën e Konferencës:
- Jagiellonia – Fiorentina
- Omonoia – Rijeka
- Noah – AZ Alkmar
- Drita – Celje
- KuPS Kuopio – Lech Poznan
- Shkëndija – Samsunspor
- Zrinjski – Crystal Palace
- Sigma Olomuc – Luzern-Sport
Skuadrat favorite në short:
- AZ Alkmar
- Celje
- Crystal Palace
- Fiorentina
- Luzern-Sport
- Lech Poznan
- Rijeka
- Samsunspor
Skuadrat jo-favorite në short:
- Drita
- Jagiellonia
- KuPS Kuopio
- Noah
- Omonoia
- Shkëndija
- Sigma Olomuc
- Zrinjski
PANORAMASPORT.AL
