Pamje tronditëse pas një aksidenti tragjik në SHBA, polici shpëton fëmijën me masazh kardiak
Një shpëtim emocionues i një foshnjeje është regjistruar nga kamera e veshur nga një polic në Teksas, SHBA. Videoja, e cila po shpërndahet gjerësisht në internet, ka kapur momentin dramatik kur policia e Fort Worth, në Teksas, së bashku me ndihmën e disa kalimtarëve, arriti të ngrejë një automjet SUV të përmbysur. Qëllimi ishte shpëtimi i një vajze njëvjeçare, e cila kishte mbetur e bllokuar nën automjet pas një aksidenti të rëndë të ndodhur më 23 tetor.
Pas nxjerrjes së fëmijës në një vend të sigurt, policët i kanë ofruar ndihmën e parë, duke i kryer frymëmarrje artificiale dhe masazh kardiak. Sipas raportimeve të autoriteteve, fëmija dhe nëna e saj pritet të shërohen plotësisht.
