Shqipëria paralizuar nga përmbytjet, qeveria nga skandalet

Salianji: Shqipëria është paralizuar nga përmbytjet, qeveria nga skandalet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër ndaj përmbytjeve që kanë paralizuar vendin, duke akuzuar drejtpërdrejt qeverinë për keqqeverisje sistematike.

“Shqipëria shkatërrohet çdo stinë nga keqqeverisja që prodhon mjerim: digjet në verë nga zjarri, në dimër ngrin nga acari dhe këto ditë është paralizuar nga përmbytjet, ndërkohë që qeveria është mbytur nga korrupsioni dhe skandalet, duke mos marrë dot frymë dhe duke mbytur veten e, fatkeqësisht, dhe vendin,” shkruan Salianji.

Ai vijoi duke shtuar: “Rrinë dhe i vështrojnë nga luksi i zyrave ose nga lartësia e avionëve që çojnë pasuri të Shqipërisë jashtë, si paja për influenca politike. E gjitha kjo ndodh sepse qeveria, që nuk ka dalë nga vota e lirë, nuk përfaqëson qytetarët dhe as u shërben atyre.”

Në fund të reagimit, Salianji bëri thirrje të hapur: “Qeveria dhe Rama duhen larguar një orë e më parë që të marrë frymë Shqipëria.”

Scroll to Top