Shqipëria U21 barazon me Slloveninë U21 1-1

Shqipëria U-21 barazon 1 me 1 me Slloveninë U-21 në transfertë. Miqësorja e zhvilluar pati nga një gol për secilën pjesë.

Fillimisht, ekipi i drejtuar nga Alban Bushi kaloi në avantazh me anë të Etnik Brrutit, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 27-të.

Në minutën e 56-të, Sllovenia U-21 barazoi rezultatin me anë të Ileniç, i cili shënoi një supergol.

Megjithatë, ekipi shqiptar nuk u largua pa luftuar. Në minutat e fundit të takimit, Shqipëria U-21 pati disa raste për të rikthyer avantazhin, por nuk arriti t’i konkretizonte ato.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR:

  • SLLOVENIA U21 1 – 1 SHQIPËRI U21
  • 56′ Ileniç
  • 27′ (p) Brruti

PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top