Struktura e SPAK: Braho i cakton një detyrë të re Dumanit
Kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, ka miratuar strukturën e re të institucionit. Altin Dumani do të marrë drejtimin e seksionit për marrëdhëniet me jashtë. Prokurorja Dorina Bejko do të drejtojë seksionin për hetimin e korrupsionit, ndërsa prokurori Vladimir Mara do të jetë përgjegjës për seksionin kundër krimit të organizuar.
