Greqia inauguron stacionin e gazit në Komotini; furnizim për katër shtete
Autoritetet greke njoftojnë hapjen e një stacioni të ri të kompresimit të gazit në Komotini, në veri të vendit. Ky stacion pritet të forcojë rolin e Greqisë si një furnizues kyç i gazit në Europën Juglindore.
Projekti, me një kosto prej 134 milionë euro, do të furnizojë me gaz Bullgarinë, Rumaninë, Moldavinë dhe Ukrainën, duke mbështetur kështu korridorin vertikal.
