VIDEO/ Pamje tronditëse nga ngjarja në Turqi: Momenti kur autori qëllon me armë brenda shkollës
Pamje shokuese janë publikuar nga një shkollë në Turqi, ku një sulm i armatosur ka shkaktuar katër viktima dhe 20 të plagosur. Sipas mediave turke, ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Kahramanmaraş, ku një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj nxënësve dhe stafit.
Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur autori kryen zjarr brenda ambienteve të shkollës, duke shkaktuar panik dhe humbje jetësh.
Raportohet se gjatë sulmit, autori ka përdorur pesë armë të ndryshme dhe shtatë karikatorë, të cilat i përkisnin babait të tij, një ish-oficer policie. Ky i fundit është arrestuar nga autoritetet.
Bilanci i ngjarjes është i rëndë:
- Katër persona kanë humbur jetën, mes tyre një mësues dhe tre nxënës.
- 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Autoritetet bëjnë me dije se katër nga të plagosurit janë në gjendje kritike dhe po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale.
Guvernatori i Kahramanmaraş deklaroi se motivet e sulmit nuk janë ende të qarta, ndërsa konfirmoi se autori i krimit ka vdekur pas ngjarjes.
