Dronët godasin rezervuarin amerikan të gazit natyror të lëngshëm në Egjipt, raportohen zjarre në dy anije
Një sulm me dron ka goditur një rezervuar lundrues të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në pronësi dhe operim të Shteteve të Bashkuara në qytetin Damietta të Egjiptit.
Sipas burimeve të sigurisë, në sulm janë përfshirë të paktën dy dronë. Raportime të tjera bëjnë me dije se janë shkaktuar zjarre në dy anije.
Rezervuari lundrues mban flamurin e Ishujve Marshall. Ky incident përbën një sulm të pazakontë ndaj objekteve energjetike egjiptiane pranë Detit Mesdhe.
Autoritetet raportojnë se anijet e prekura janë larguar nga zona dhe pritet që operacionet në objektet e LNG-së të rikthehen pas kryerjes së verifikimeve të nevojshme.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi autorët e sulmit apo dëmet e shkaktuara.
