Sulm me thikë në një bankë në Gjermani: një i vdekur dhe një i plagosur
Një sulm me thikë ka ndodhur në Gjermani, në një degë banke në Regensburg, Bavari. Një person ka humbur jetën, ndërsa një punonjës i bankës ka mbetur i plagosur. Viktima raportohet gjithashtu se ka qenë një punonjës banke.
Policia ka njoftuar se rasti po hetohet aktualisht si vrasje dhe po shqyrtohet edhe mundësia e një grabitjeje.
