Rritet bilanci i sulmit rus në Kiev: të paktën 9 të vrarë dhe 23 të plagosur
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me raketa balistike ruse mbi kryeqytetin ukrainas, Kiev. Ky informacion është konfirmuar nga shërbimet ukrainase të emergjencës, të cilat bënë të ditur se ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionet në zonat e goditura.
Autoritetet e shpëtimit njoftuan: “Nëntë persona u vranë dhe 23 të tjerë u plagosën pas një sulmi me raketa balistike ruse”.
Ndërkohë, ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet dhe ndërhyrjet në vendngjarje. Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që bilanci i viktimave të rritet, pasi disa persona mund të jenë ende nën rrënoja.
