Plani ambicioz i Juventusit: një lojtar nga Reali për të ringjallur mesfushën bardhezi. Një pengesë e madhe e pengon këtë lëvizje.
Juventusi synon ringjalljen dhe rikthimin në garë për titull sezonin e ardhshëm, pas dështimit të këtij aktual. Bardhezinjtë kanë nisur të hedhin hapat drejt ndërtimit të skuadrës për edicionin e ri.
Gazeta “Gazzetta Dello Sport” ka publikuar një ide ambicioze për të ardhmen e mesfushës së Juventusit, duke sugjeruar se ata kanë shënjestruar francezin Eduardo Camavinga.
Futbollisti i Real Madrid ka pasur një sezon me shumë luhatje. Rënia e formës i ka kushtuar atij jo vetëm vendin në formacionin e madrilenëve, por edhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës, ku do të jetë spektator.
Prej kohësh Reali shpreh dëshirën ta shesë, por aktualisht është i vetëdijshëm se vlera e tij ka rënë për shkak të paraqitjeve jo bindëse. Për këtë arsye, mendohet një huazim për një edicion, me qëllim që lojtari të fitojë minuta dhe të rikthehet në formën optimale.
Në këtë pikë, Juventusi hyn në lojë, duke qenë gati t’i ofrojë hapësirat e nevojshme francezit.
Megjithatë, çdo lëvizje në këtë drejtim lidhet me transferimin e Teun Koopmeiners, i cili ka zhgënjyer plotësisht. Duhet gjetur një zgjidhje për të para se të bëhet një investim i ri dhe i rëndësishëm në mesfushë, duke kërkuar shpenzime të mëdha financiare.
