Të shtëna me armë në një shkollë në Filipine, raportohet për disa të plagosur
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot në një shkollë të mesme në pjesën jugore të Filipineve, duke shkaktuar disa të plagosur.
Shefi i policisë, Reggie Fanteron, konfirmoi ngjarjen dhe bëri të ditur se numri i të lënduarve është më shumë se një.
“Kemi të lënduar. Jo vetëm një”, deklaroi Fanteron, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi numrin e viktimave apo gjendjen e tyre shëndetësore.
Forcat e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të të shtënave, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë informacion në vijim.
