Tentativë vrasje në Sarandë: Autorët shpallen në kërkim

Tentuan të vrisnin 57-vjeçarin, shpallen në kërkim autorët në Sarandë

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në Sarandë në shkurt të këtij viti, ku një 57-vjeçari iu vendos eksploziv në automjetin e tij. Në kuadër të kësaj, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të ngjarjes. Ata janë Griseld Taullaj dhe Xhafer Bajo.

Për ta, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ngjarja ndodhi më datë 05.02.2026, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Vrinës”, në Konispol. Pas provave të grumbulluara dhe informacioneve të siguruara, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Nga hetimet dyshohet se këta dy persona kanë vendosur një sasi lënde plasëse në automjetin që drejtohej nga 57-vjeçari, me qëllim vrasjen e tij.

Scroll to Top