Tërmet 6.0 godet Filipinet, pa dëme apo viktima

Një tërmet me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter ka goditur Filipinet pasditen e së martës, më 14 korrik, duke shkaktuar lëkundje të forta në vend.

Thellësia fokale e tërmetit është vlerësuar të jetë 57 kilometra. Deri tani, autoritetet nuk kanë raportuar për dëme apo viktima. Pas tërmetit nuk është dhënë asnjë paralajmërim për cunami.

Ekipet lokale po vijojnë monitorimin për të vlerësuar mundësinë e lëkundjeve të tjera.

Scroll to Top