Japonia është goditur nga një tërmet i fortë.
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur sot Japoninë, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Epiqendra e tërmetit ishte në ishullin Kyushu, në jug të vendit. Ai ndodhej në një thellësi prej 10 kilometrash dhe rreth 25 kilometra nga qyteti i Kumamotos.
Autoritetet japoneze po monitorojnë situatën. Deri më tani nuk janë raportuar të lënduar apo dëme materiale.
Nuk ka njoftime për rrezik nga cunami. Ekipet përkatëse vazhdojnë vlerësimin e gjendjes në zonat e prekura.
