Bonusi pensionistëve dyfishohet nga 1 janari 2027

Ibrahimaj: Bonusi mujor për pensionistët do të dyfishohet nga 1 janari 2027

Të gjithë pensionistët do të përfitojnë një dyfishim të bonusit që marrin çdo muaj. Ministrja Delina Ibrahimaj ka sqaruar se nga 1 janari 2027 shtesa do të dyfishohet për të gjitha kategoritë e pensionistëve.

Konkretisht, pensionistët me pension të plotë do të marrin një bonus mujor prej 1,800 lekësh. Kjo do të thotë se, krahasuar me vitin 2025, ata do të kenë gjithsej 3,600 lekë të reja më shumë sesa merrnin më parë.

Synimi i qeverisë është që deri në vitin 2030, pensionet e plota të mos jenë më pak se 40 mijë lekë, ndërsa pensionet e pjesshme jo më pak se 22 mijë lekë.

Efekti në buxhetin e shtetit për shtesën e pensioneve përllogaritet të jetë 22.4 miliardë lekë më shumë. Shtesa në buxhet është miratuar në Këshillin Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, dhe do të përdoret si për politikën e bonuseve, ashtu edhe për politikën e indeksimit, e cila do të vazhdojë sipas nivelit të inflacionit.

Scroll to Top