Tomas Parti humbet ndeshjen e Ganës në Kupën e Botës

Mesfushorit ganez, Tomas Partit, i është refuzuar hyrja në Kanada, duke bërë që ai të humbasë ndeshjen e parë të ekipit të tij në Kupën e Botës.

32-vjeçari, i cili luan për Ganën, nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ndeshjen kundër Panamasë, e cila do të zhvillohet më 17 qershor.

Arsyet e këtij refuzimi të vizës nga qeveria kanadeze lidhen me akuzat për përdhunim dhe sulm seksual ndaj Partit. Raportohet se ai përballet me pesë akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual, të cilat kanë ndodhur në korrik 2025. Gjithashtu, janë shtuar edhe dy akuza të reja për përdhunim, ndonëse futbollisti i ka mohuar këto pretendime.

Edhe FIFA ka konfirmuar se Partit i është ndaluar hyrja në Kanada dhe për pasojë, ai nuk do të luajë ndeshjen kundër Panamasë.

“FIFA mund të konfirmojë se lojtari Tomas Parti nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë nga kampi bazë i ekipit të Ganës në Boston të SHBA-së, për në Kanada për ndeshjen e tyre të parë kundër Panamasë të mërkurën, më 17 qershor. Kërkesa e tij për vizë është refuzuar nga qeveria kanadeze,” thuhet në një njoftim zyrtar.

Scroll to Top