Tragjedi në Argjentinë: Helikopteri u rrëzua, 7 viktima

Tragjedi në Argjentinë: Helikopteri u rrëzua gjatë stërvitjes, 7 viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Argjentinë, ku një helikopter është rrëzuar gjatë një stërvitjeje për shuarjen e zjarreve në pyje. Si pasojë, humbën jetën të shtatë anëtarët e ekuipazhit.

Helikopteri tip Bell 412 u rrëzua pak pas ngritjes nga zona e San Juanit. Në bord ndodheshin drejtues të policisë, zjarrfikësve dhe strukturave të Mbrojtjes Civile, të cilët po merrnin pjesë në një program trajnimi për përballimin e emergjencave nga zjarret.

Sipas autoriteteve, helikopteri humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror ndërsa fluturonte në një lartësi rreth 4 mijë metra mbi nivelin e detit, pak para orës 10:30 me orën lokale.

Kushtet atmosferike në momentin e aksidentit ishin të përshtatshme për zhvillimin e stërvitjes. Shkaqet e rrëzimit ende nuk janë bërë të ditura dhe po hetohen nga autoritetet.

Programi ku merrte pjesë ekuipazhi ishte organizuar nga Shërbimi Kombëtar i Zjarrfikësve dhe synonte trajnimin e rreth 50 pjesëtarëve të ekipeve lokale të emergjencës.

Mes viktimave janë konfirmuar:

  • Zëvendësshefi i policisë së San Juanit, Marcelo Videla
  • Shefi i zjarrfikësve Ruben Castro
  • Drejtori i Mbrojtjes Civile Carlos Heredia
  • Zëvendësshefi i zjarrfikësve Jorge Carbajal
Scroll to Top