Tragjedi në Indi: 13-vjeçarja viktimë e rrëmbimit dhe sulmit seksual
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Ghaziabad në Indi, ku një vajzë 13-vjeçare dyshohet se është rrëmbyer dhe sulmuar seksualisht nga tre persona, dy prej të cilëve të mitur.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, më 26 gusht. Viktima kishte dalë nga shtëpia për të blerë ushqim nga një dyqan afër banesës së saj, kur tre personat, të cilët dyshohet se e njihnin, e kanë marrë me forcë dhe e kanë dërguar në një banesë të lidhur me njërin prej tyre.
Sipas dëshmisë së dhënë në polici, vajza është dërguar në një dhomë të izoluar, ku dyshohet se ka ndodhur sulmi seksual. Rreth një orë më vonë, ajo është lënë të largohet dhe është kthyer në këmbë në shtëpinë e saj.
Nëna e 13-vjeçares ka denoncuar ngjarjen në polici pasi vajza i ka rrëfyer çfarë i kishte ndodhur. Mediat lokale raportojnë se ekzaminimi mjeko-ligjor ka konfirmuar sulmin seksual.
Policia ka regjistruar çështjen për veprat penale të rrëmbimit dhe përdhunimit në grup, si dhe bazuar në ligjin POCSO, i cili mbron fëmijët nga veprat seksuale.
Dy nga të dyshuarit, 15 dhe 17 vjeç, janë marrë në paraburgim, ndërsa 18-vjeçari është arrestuar. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.
