Kërcënuan të riun për borxh prej 30 mijë eurosh; tre vëllezër me precedentë penalë.
Detaje të reja po dalin nga operacioni “Pretendimi”, ku një ditë më parë u arrestua Ersi Cekani. Komisariati numër 4 po vijon kërkimet për vëllain e Cekanit, i cili, së bashku me dy vëllezërit e tij, kërcënoi një të ri, duke pretenduar se ky i fundit u detyrohej 30 mijë euro, borxh që dyshohet të jetë marrë në Spanjë.
Hetimet nisën pas denoncimit të 29-vjeçarit, i cili deklaroi se ishte kërcënuar nga familjarët Cekani për një borxh të pashlyer. I riu ka deklaruar se Ersi Cekani dhe dy vëllezërit e tij, Arben dhe Ardi Cekani (ky i fundit ende në kërkim), e kanë kanosur prej kohësh, duke insistuar se ai u detyrohet shumën prej 30 mijë eurosh.
Në vijim të hetimeve, policia po verifikon burimin e të ardhurave të familjes Cekani. Nga të dhënat paraprake, rezulton se Ersi Cekani i ka dërguar mesazhe kërcënuese 29-vjeçarit, duke i thënë se do ta vriste nëse nuk i shlyente borxhin. Gjithashtu, ai ka ndjekur dhe fotografuar banesën e të riun si formë presioni.
