Trump: I hapur për takim me Kim Jong Un gjatë turit aziatik

Trump: Kam marrëdhënie shumë të mira me Kim Jong Un! Jam 100% i hapur për takim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi para gazetarëve, pak para nisjes së turit të tij aziatik, se do të dëshironte të takohej me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë vizitës së tij në Korenë e Jugut.

“Do të doja, ai e di se si jemi,” u tha Trump gazetarëve kur u pyet nëse një samit i tillë ishte i mundur. Ai shtoi se “kam marrëdhënie shumë të mira me të” dhe “jam 100 për qind i hapur” për mundësinë e bisedimeve të tilla dypalëshe.

Të dy udhëheqësit u takuan për herë të fundit në vitin 2019. Disa orë më parë, një zyrtar i administratës, duke folur në kushte anonimiteti, tha se asnjë takim i tillë nuk ishte përfshirë në axhendën e turneut të presidentit.

Scroll to Top