Trump-Iran: Marrëveshja në dyshim, Teherani mohon

Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin, Teherani e mohon

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë arritur të sigurojnë “gjithçka që donin” nga negociatat me Iranin, duke sugjeruar se një marrëveshje mes dy palëve është pothuajse finalizuar.

Trump u shpreh se marrëveshja “praktikisht është bërë”, duke shtuar se Uashingtoni ka realizuar objektivat kryesore të vendosura në bisedimet me Teheranin.

Megjithatë, autoritetet iraniane kanë kundërshtuar këtë version. Zyrtarë në Teheran deklaruan se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara dhe se negociatat nuk kanë përfunduar.

Scroll to Top