Trump: Irani është në kolaps dhe kërkon hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar, përmes një postimi në platformën Truth Social, se Irani ka njoftuar palën amerikane se ndodhet në “një gjendje kolapsi”.
Ai shtoi se Teherani dëshiron që Shtetet e Bashkuara “të hapin Ngushticën e Hormuzit sa më shpejt të jetë e mundur”, ndërsa ata “përpiqen të sqarojnë se çfarë do të bëjnë me situatën e lidershipit të tyre”.
Trump shprehu besimin se Irani do të jetë në gjendje të vendosë vetë për të ardhmen e lidershipit të tij.
“Irani sapo na ka informuar se është në një ‘Gjendje Kolapsi’. Ata duan që ne ta ‘hapim Ngushticën e Hormuzit’ sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa përpiqen të kuptojnë situatën e tyre të lidershipit (gjë që besoj se do të jenë në gjendje ta bëjnë!). Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, shkroi Trump.
