Trump kritikon Melonin për qëndrimin ndaj Iranit: Italia përfiton naftë nga Hormuzi
Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar kryeministren italiane Giorgia Meloni për qëndrimin e saj ndaj Iranit, duke e cilësuar si “negativ” sulmin e fundit në lidhje me këtë çështje.
“Ishte negativ sulmi i fundit i lidhur përsëri me qëndrimin e Italisë ndaj luftës në Iran,” tha Trump, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetares së Fox News, Maria Bartiromo. Ai shtoi se marrëdhënia mes tij dhe Italisë nuk është më e njëjta.
“Kushdo që refuzoi ndihmën e tyre në menaxhimin e situatës me Iranin, ne nuk kemi më të njëjtën marrëdhënie me atë vend. Vetëm që ta dini: Italia merr sasi të mëdha nafte nga Ngushtica,” theksoi Trump.
Qëndrimi i kryeministres Meloni mbetet i pandryshuar, pa një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj presidentit amerikan. Megjithatë, disa nga deklaratat e saj gjatë takimit me Volodymyr Zelensky në Palazzo Chigi, ku Zelensky konfirmoi se “Italia është gjithmonë në anën e Kievit,” kanë marrë vëmendje. Meloni nënvizoi rëndësinë e “soliditetit të aleancës euroatlantike, sepse një Perëndim i ndarë, një Evropë e përçarë do të ishte e vetmja dhuratë e vërtetë që mund t’i jepnim Moskës”.
