A do të përdoret arma bërthamore kundër Iranit? Trump: Nuk do ta bëja kurrë!
Presidenti amerikan Donald Trump, duke folur për mediat nga Shtëpia e Bardhë, u shpreh në lidhje me situatën me Iranin, duke komentuar edhe mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore kundër vendit të Lindjes së Mesme.
“Jo, nuk do ta bëja,” tha Trump. “Pse do të më duhej? Pse do të ngrihej një pyetje kaq e panevojshme? Pse do të përdorja një armë bërthamore kur ne i kemi shkatërruar plotësisht, në një mënyrë shumë bindëse? Një armë bërthamore nuk duhet të lejohet kurrë të përdoret nga askush”, u shpreh Trump.
Megjithatë, Trump la të hapur mundësinë e përdorimit të forcës konvencionale, duke theksuar se forcat amerikane mbeten “të armatosura”. “Nuk kemi pasur kurrë kaq shumë municione – anijet tona janë të mbushura”, tha ai.
