Trump njofton zhdukjen e Maduros: Populli i Venezuelës është i lirë, SHBA më e sigurt
Presidenti amerikan Donald Trump përmbylli konferencën për shtyp mbi operacionin ndaj Venezuelës me një deklaratë triumfale, duke theksuar se “diktatori dhe terroristi Maduro më në fund është zhdukur dhe populli venezuelian është i lirë”.
Trump nënvizoi se qytetarët e Venezuelës janë “përsëri të lirë” dhe se kjo liri është një moment i vonuar, por i rëndësishëm për vendin. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara dhe e gjithë Hemisfera Perëndimore janë më të sigurta pas këtij operacioni.
“Amerika është një komb më i sigurt këtë mëngjes… dhe Hemisfera Perëndimore është tani një vend shumë më i sigurt për të qenë,” deklaroi Trump.
