Trump ndalon CNN, MS NOW, Politico në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Donald Trump, ka njoftuar se mediat CNN, MS NOW dhe Politico do te ndalohen te hyjne ne Shtëpinë e Bardhë. Trump i akuzoi keto media per raportim te asaj qe ai e konsideron si “lajme te rreme” lidhur me administratën e tij.

Njoftimi u be nga Trump permes nje postimi ne platformën Truth Social, ku theksoi se masa hyn ne fuqi menjehere. Ai argumentoi se mediat nuk duhet te kene mundesi te “raportojne vazhdimisht trillime dhe gënjeshtra” kur mbulojne punën e presidentit, administratës apo Shteteve te Bashkuara.

Ne postimin e tij, Trump paralajmeroi gjithashtu se masa te ngjashme mund te merren edhe ndaj mediave te tjera, duke thene se do te kete “media te tjera te lajmeve te rreme” qe do te perfshihen.

Megjithate, presidenti amerikan nuk ka specifikuar se cilat raportime konkrete kane çuar ne kete vendim. Po ashtu, Shtëpia e Bardhë nuk ka dhene detaje te menjehershme se si do te zbatohet ky ndalim dhe nese ai do te prekë te gjitha format e aksesit te gazetareve apo vetëm kredencialet dhe aktivitetet e caktuara.

CNN, MS NOW dhe Politico nuk kishin dhene nje reagim zyrtar ne momentin e publikimit te lajmit. Raportimet fillestare treguan se gazetare te disa prej ketyre mediave vijonin te ndodheshin ne Shtëpinë e Bardhë pas njoftimit te Trump.

Ky vendim pritet te hapë nje debat ligjor mbi aksesin e medias ne Shtëpinë e Bardhë dhe mbrojtjen kushtetuese te lirisë se shtypit.

Ne postimin e tij, Trump permendi gjithashtu nje pretendim se Politico kishte marre miliona dollare nga qeveria amerikane gjate administratës Biden, duke e cilesuar pagesen si te paligjshme. Ky ishte nje tjeter argument i perdorur prej tij per te justifikuar masen ndaj medias.

Scroll to Top