Trump: Sulmi i 7 tetorit e bindi për luftë me Iranin

Trump: Sulmi i 7 tetorit, jo Izraeli, më bindi për luftë me Iranin

Presidenti Donald Trump, nëpërmjet një postimi në platformën X, ka ripërsëritur kërkesën e Uashingtonit që Irani të mos pajiset me armë bërthamore. Ai deklaroi se nuk ishte qeveria e Netanyahut ajo që e bindi të shkonte në luftë kundër Teheranit, por ngjarjet e 7 tetorit 2023 në Izrael.

Në të njëjtën kohë, Trump foli sërish për ndryshimin e regjimit që ka ndodhur tashmë në Iran, duke shtuar se “nëse udhëheqësit e rinj të Iranit janë të zgjuar, vendi mund të ketë një të ardhme të ndritur plot prosperitet”.

Postimi i Presidentit Trump në Twitter thuhet se:

  • “Izraeli nuk më bindi kurrë të mbështes luftën me Iranin; ngjarjet e 7 tetorit më bindën, gjë që përforcoi bindjen time, të cilën e kam mbajtur gjithmonë, se IRANI NUK DUHET TË KETË KURRË NJË ARMË BËRTHAMORE.
  • I shikoj dhe lexoj sondazhet e “ekspertëve” dhe lajmeve të rreme me mosbesim të plotë. 90% e asaj që thonë janë gënjeshtra dhe histori të sajuara, ndërsa sondazhet janë të manipuluara, njësoj si zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
  • Njësoj si rezultatet në Venezuelë, për të cilat media nuk dëshiron të flasë, rezultatet në Iran do të jenë mahnitëse – dhe nëse udhëheqësit e rinj të Iranit (Ndryshimi i Regjimit!) janë të zgjuar, Irani mund të ketë një të ardhme të ndritur plot prosperitet!”
Scroll to Top