Trump tërheq ambasadorë: Cilat janë pasojat?

Trump tërheq rreth 30 ambasadorë anembanë botës, përfshirë Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

Administrata Trump ka tërhequr gati 30 ambasadorë dhe diplomatë të tjerë të lartë jashtë vendit. Ky veprim vjen ndërsa administrata planifikon të emërojë persona besnikë ndaj saj në pozicione të larta të Departamentit të Shtetit, sipas burimeve diplomatike, raporton The Guardian.

Tërheqja e ambasadorëve ose krerëve të misioneve, e konfirmuar nga disa diplomatë aktualë dhe ish-diplomatë të lartë, konsiderohet e pazakontë për shkak të shënjestrimit të oficerëve të karrierës të shërbimit të jashtëm që drejtojnë ambasada jashtë shtetit. Këta oficerë zakonisht lihen në detyrë pas ndryshimit të administratës, pasi përpiqen të jenë apolitikë.

Kritikët e kanë quajtur këtë një “spastrim” të një klase profesionale punonjësish qeveritarë, duke përfshirë diplomatë të lartë të huaj.

“Ky është një proces standard në çdo administratë,” ka deklaruar një zyrtar i lartë aktual i Departamentit të Shtetit në përgjigje të një kërkese për koment nga The Guardian. “Një ambasador është përfaqësues personal i Presidentit dhe është e drejta e Presidentit të sigurojë që ai të ketë individë në këto vende që çojnë përpara axhendën ‘Amerika e Para’.”

Zyrtari i lartë konfirmoi gjithashtu se ambasadorët e tërhequr nuk do të shkarkoheshin nga puna, por do të caktoheshin në vende të tjera.

Planet për tërheqjen e diplomatëve amerikanë u raportuan për herë të parë nga Politico. Një listë e pjesshme e largimeve u raportua fillimisht nga Associated Press.

Shefat e misioneve evropiane që morën urdhra tërheqjeje përfshinin ata nga Sllovakia, Mali i Zi, Armenia dhe Maqedonia e Veriut.

Scroll to Top