Trump Trump: Netanyahu “i çmendur”, “të shpëton nga burgu”

Donald Trump i shpërthen Netanyahut gjatë një telefonate: “Ti je i çmendur! Unë po të mbaj larg burgut”

Një telefonatë me temë Libanin ka sjellë një përplasje mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu. Sipas raportimeve, Trump e ka akuzuar Netanyahun për mosmirënjohje.

“Të gjithë të urrejnë ty dhe të gjithë urrejnë Izraelin për këtë arsye,” mësohet të ketë thënë Trump.

Gjatë bisedës, Trump duket se e ka quajtur Netanyahun “të çmendur” dhe i ka kërkuar Izraelit të bjerë dakord për një armëpushim me Hezbollahun.

“Je i çmendur. Do të ishe në burg nëse nuk do të isha unë. Po të shpëtoj nga kjo. Të gjithë të urrejnë tani. Të gjithë e urrejnë Izraelin për shkak të kësaj,” thuhet se ka thënë Trump, ndërsa gjuha e përdorur nga presidenti amerikan cilësohet si fyese.

Një zyrtar amerikan i tha Axios se Trump i dha një “shuplakë” Netanyahut gjatë telefonatës, ndërsa “Bibi” u përgjigj: “Në rregull, në rregull, vetëm sigurohuni që gjithçka të rregullohet.”

Scroll to Top