Trump & Zelensky: Takim në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Zelensky ka zgjedhur sërish të mos veshë uniformë ushtarake për takimin me liderin amerikan, duke lënë pas kritikat e disa muajve më parë.
“Mendoj se ai duket shumë bukur me xhaketën e tij”, u shpreh Trump gjatë takimit me Zelenskyn.
Presidenti ukrainas ishte kritikuar nga një gazetar në Zyrën Ovale për mosveshjen e kostumit gjatë takimit të tij të parë me Trump në shkurt. Për takimin e tij të dytë në Uashington, në gusht, Zelensky ishte veshur më zyrtarisht dhe duket se ka ruajtur këtë stil edhe sot.