Veliaj në Gjykatën Kushtetuese: Standarde të ndryshme për kryetarët e bashkive?

Veliaj në Gjykatën Kushtetuese: Çfarë do të ndodhë me Ogertën, Florin apo Arlindin?

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se në rastin e tij nuk po aplikohet i njëjti standard si në raste të tjera, duke sjellë si shembull kryetarin e bashkisë së Tropojës.

Në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj theksoi se beteja që ai po zhvillon është për të gjithë pasardhësit e tij.

“Po sikur nesër t’ia bëjnë Ogertës, Florit apo Arlindit një masë sigurie? Kaosi që kemi tani nuk është asgjë në krahasim me kaosin nëse kjo do të kthehet në një standard për kryetarët e bashkive. Prandaj, kjo është një betejë edhe për ata që do të vijnë pas meje, pavarësisht se kur do të vijë ajo ditë,” tha Veliaj.

Veliaj shtoi: “Doja t’ju përmendja një rast në Shqipëri, kryetari i bashkisë së Tropojës ka qenë 11 muaj në arrest shtëpie, në një masë të përkohshme. Tani lind pyetja, a janë të gjithë të barabartë? Pse është ndryshe një qytetar i Tiranës nga një qytetar i Tropojës? Pse masa e durueshmërisë në Tropojë është 11 muaj, kurse në Tiranë është 2 javë, tre muaj dhe 7 muaj? Këtu kemi një disbalancë totale.”

“Dy gabime nuk prodhojnë më shumë drejtësi për të gjithë ata që kanë argumente si qytetarë, patjetër. Por së pari, unë kam një betim dhe një kontratë me qytetarët që duhet ta mbroj. Edhe për ata që po kandidojnë. Po sikur nesër t’ia bëjnë Ogertës, Florit apo Arlindit një masë sigurie? Pra, kaosi që kemi tani nuk është asgjë në krahasim me kaosin nëse kjo do të kthehet në një standard për kryetarët e bashkive. Prandaj, kjo është një betejë edhe për ata që do të vijnë pas meje, pavarësisht se kur do të vijë ajo ditë.”

Scroll to Top