PSG kërkon finalen e dytë radhazi të Championsit, Vitinha para sfidës me Bajernin: Do të ishte një gabim i rëndë nëse…
Mesfushori i PSG-së, Vitinha, ka folur për kanalet zyrtare të UEFA-s përpara ndeshjes së kthimit në gjysmëfinalen kundër Bajern Mynih, me synimin e qartë për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Do të ishte një gabim i rëndë nëse nuk do të isha rritur dhe përparuar në shumë mënyra, dhe nëse nuk do të isha bërë një person dhe lojtar më i mirë në këto katër vjet”, theksoi ai. “Nëse më kërkoni të krahasoj Vitinhan e vitit 2022 me Vitinhan e sotëm, ndiej se kam evoluar në të dy aspektet, dhe jam i lumtur për këtë.
Më interesojnë shumë trofetë që kam fituar me klubin, por ajo që është edhe më e rëndësishme është kush jam bërë dhe kush vazhdoj të bëhem, sepse është një proces rritjeje e vazhdueshme. Jam shumë i lumtur me gjithçka që kam bërë këtu te PSG-ja. Shpresoj të vazhdoj në këtë rrugë, të eci përpara”, përfundoi portugezi.
