Tierri Henri këshillon Arsenalin: Për titullin, gjithçka është në duart tuaja, mos u mendoni për Manchester City.
Arsenali ka mundësinë për të fituar titullin e Premier Ligës, pasi Manchester City humbi pikë kundër Evertonit. Ish-sulmuesi i Arsenalit, Tierri Henri, duke folur për Sky Sport, deklaroi: “Tani gjithçka është sërish në duart e Arsenalit. Titulli nuk më varet më nga Manchester City.”
Henri shtoi se në fillim të transmetimit kishte parashikuar që City do të humbiste pikë kundër Evertonit, ndërsa shprehte shqetësim për ndeshjen e Arsenalit kundër Uest Hemit më 10 maj. Ai paralajmëroi se nuk duhet festuar para kohe pasi asgjë nuk është vendosur ende, megjithëse mund të ndodhë ajo që pritet.
Me një paralajmërim për ekipin ku ai është bërë legjendë, Henri u shpreh: “Arsenali mund të shohë që Manchester City ka humbur dy pikë, por nuk duhet të fillojnë të mendojnë ‘Tani, ndoshta…’. Nuk ka ‘ndoshta’. Fitoini ndeshjet tuaja. Mos mendoni për City, fitorja është në duart tuaja”, deklaroi ai.
Burimi: PANORAMASPORT.AL
