Vrasje makabre në Holandë: 18-vjeçarja vritet nga familja

18-vjeçarja vritet nga vëllezërit e saj, lidhur këmbë e duar dhe flaket në kënetë. Babai urdhëroi krimin pasi zbuloi se kishte të dashur.

Një krim i rëndë është zbuluar në Holandë, ku viktimë ka mbetur një 18-vjeçare siriane, ndërsa autorë dyshohet të jenë dy vëllezërit e saj, të cilët kanë vepruar me urdhër të babait të tyre.

Viktima, 18-vjeçarja Ryan Al-Jayar, dyshohet se kishte një partner, gjë që babai i saj e konsideroi si një “turp” për familjen. Dy vëllezërit e saj e mbytën vajzën në një kënetë, në një vrasje nderi të urdhëruar nga babai, pasi ai zbuloi lidhjen e vajzës së tij.

Babai, i cili aktualisht ndodhet në Siri, do të gjykohet në mungesë. Ndërsa dy vëllezërit, Mohammed (23 vjeç) dhe Muhannad (25 vjeç), janë arrestuar dhe u ulën në bankën e të akuzuarve.

18-vjeçarja siriane ishte larguar nga shtëpia e familjes në Jura, Holandë, më 22 maj 2024. Gjashtë ditë më vonë, ajo u gjet e vdekur në një kënetë në Lelystad. Ekspertët mjeko-ligjorë konstatuan se viktimës i ishte lidhur goja, duart i ishin lidhur pas shpine, ndërsa kyçet e këmbëve ishin të mbështjellë me shirit ngjitës.

Në thonjtë e viktimës u gjet ADN që i përkiste babait, duke sugjeruar se ajo kishte rezistuar gjatë sulmit.

Vëllezërit, gjyqi i të cilëve nisi të enjten, pohojnë se vrasja është kryer nga babai i tyre. Babai, i arratisur në Siri, thuhet se dërgoi dy email-e te gazeta holandeze “De Telegraaf”, duke marrë përgjegjësinë e plotë dhe duke deklaruar pafajësinë e bijve të tij. Megjithatë, prokuroria ka hedhur poshtë pretendimin e tij, duke insistuar se ai vetë i urdhëroi bijtë e tij të rrëmbenin dhe të vrisnin Ryanin.

Scroll to Top