Vrasje në Podgoricë: Identifikohet autori i dyshuar

Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, publikohet fotografia e autorit të dyshuar

Autoritetet në Podgoricë kanë shpallur në kërkim një shtetas nga Rozhaja, Vehid Muriq, i dyshuar si autor i një vrasjeje ku humbën jetën tre persona, ngjarje e ndodhur sot në një lagje të qytetit.

Sipas policisë, i dyshuari besohet se ka vrarë tre persona gjatë natës në një apartament me qira, ku ai ndodhej së bashku me viktimat. Viktima dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë të Muriqit në një kantier ndërtimi.

Pas ngjarjes, Muriq dyshohet se është larguar nga vendi i krimit dhe është kthyer në qytetin e tij të lindjes, Rozhajë. Aty, sipas hetimeve paraprake, ai ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij në banesën familjare.

Policia ka bërë të ditur se dyshohet për përdorimin e një arme të ftohtë në krim dhe se ngjarja ka ardhur pas mosmarrëveshjeve personale me viktimat.

Aktualisht, po vijon një operacion intensiv për kapjen e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Scroll to Top