Sherr me thika në Vlorë, plagosen dy të rinj
Një konflikt mes disa të rinjve ka degjeneruar në një ngjarje të rëndë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë ditën e sotme në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore e nevojshme.
Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta dhe ende nuk është bërë publik identiteti i personave të përfshirë.
Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë. Ata kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
