Penalltia e mohuar e Vinicius? Xabi Alonso kritikon arbitrin: Nuk më habit fakti që nuk shkoi te VAR, e dini çfarë dua të them!
Pas fitores së Real Madridit kundër Alavesit, trajneri Xabi Alonso zhvilloi një konferencë për shtyp për të analizuar ndeshjen.
Alonso u shpreh se:
- “Ndeshja ishte shumë konkurruese. E nisëm shumë mirë, por pastaj humbëm pak kontrollin.
- E nisëm mirë pjesën e dytë, por pësuam një gol për shkak të një gabimi të vetëm të Valdepenas, megjithëse ata luajtën shumë mirë.
- Ekipi tregoi karakter. Goli i dytë na siguroi tre pikët. Jemi të lumtur me fitoren, sepse gjëja kryesore ishte të fitojmë.”
Lidhur me penalltinë e pretenduar, Alonso tha:
- “Vendimi më dukej i qartë dhe jam i befasuar që nuk u shqyrtua nga VAR. Megjithatë, duhet të ecim përpara.”
- Nuk më habit fakti që nuk shkuan te VAR. E dini çfarë dua të them.
Pasi u zëvendësua në minutën e 89-të, Vinicius shprehu zhgënjimin e tij, duke lënë të kuptohet se ishte viktimë e një padrejtësie:
- “Ishte një penallti e qartë, ai nuk e akordoi sepse isha unë,” tha ai.
