Zelenski: Europa drejt pavarësisë energjetike, larg gazit rus

Zelenski: Europa nuk duhet të furnizohet me energji ruse, rajoni ka potencialin për pavarësi energjitike

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, ka deklaruar se Europa nuk duhet të furnizohet më me gaz natyror dhe naftë nga Rusia.

“Nuk duhet të ketë fare energji ruse në Europë. Mesazhet nga Amerika janë të qarta, ata janë të gatshëm të furnizojnë aq gaz natyror dhe naftë sa nevojitet për të zëvendësuar furnizimet ruse,” ka thënë presidenti ukrainas, ndërsa lufta vazhdon dhe infrastruktura energjetike mbetet çdo ditë në shënjestër të palëve ndërluftuese.

Ai theksoi se Europa ka potencialin për të arritur pavarësinë energjitike. “Rajoni ynë ka infrastrukturën dhe potencialin e nevojshëm për të kontribuar shumë më tepër në pavarësinë energjetike të Europës,” theksoi ai në mesazhin e tij.

Zelenski shtoi gjithashtu se i ka paraqitur Shteteve të Bashkuara disa propozime që lidhen me infrastrukturën e gazit natyror, prodhimin e energjisë bërthamore dhe projekte të tjera.

Ai përfundoi duke thënë se po bashkëpunon me aleatët e Ukrainës për të ushtruar presionin e duhur ndaj Rusisë. “Pothuajse çdo ditë tani, jemi në kontakt me liderë për të siguruar një qëndrim të përbashkët në Europë për të ushtruar presion ndaj Rusisë, presionin e duhur. Nuk do t’i falim asgjë agresorit dhe nuk do të harrojmë asgjë,” përfundoi presidenti ukrainas.

Scroll to Top