Zelensky paralajmëron sulm masiv rus, kërkon sanksione të reja

Rindizet sërish lufta, Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatitet për sulm masiv!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se informacionet më të fundit të inteligjencës tregojnë se Rusia po përgatitet për një sulm të ri masiv ndaj Ukrainës.

Në një deklaratë publike, Zelensky theksoi rëndësinë që partnerët ndërkombëtarë të jenë të vetëdijshëm për situatën aktuale. Ai shtoi se, sipas tij, Moska vazhdon të mbështetet te përdorimi i raketave dhe lufta, duke injoruar rrugët diplomatike.

“Është e rëndësishme që të gjithë partnerët tanë të dinë çfarë po ndodh dhe që Rusia të vazhdojë të mbështetet te raketat dhe lufta e mëtejshme, jo te hapat diplomatikë”, deklaroi presidenti ukrainas.

Ai bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë dhe kërkoi mbështetje shtesë për forcimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore të Ukrainës, në mënyrë që vendi të jetë i përgatitur përballë sulmeve të mundshme të ardhshme.

Scroll to Top