Zjarri në Tiranë: Dëme të mëdha, shpëtohen banorë

Situata mbetet e rëndë edhe pas tre orësh në pallatin e përfshirë nga zjarri.

Dëmet e shkaktuara nga zjarri që përfshiu një pallat 12-katësh pranë QSUT-së në Tiranë janë të konsiderueshme. Edhe pas rreth 3 orësh, banorët janë në ankth e panik për shkak të situatës së rëndë. Dyshohet se zjarri nisi në katet e para dhe më pas situata u agravua menjëherë.

Shtatë persona u transportuan në spital: katër qytetarë dhe tre zjarrfikës, të prekur nga asfiksia. Ndërhyrja e punonjësve të zjarrfikëses bëri të mundur shpëtimin e dy grave, të cilat ishin bllokuar në pallat.

Në ndihmë të ekipeve zjarrfikëse u angazhuan edhe dy helikopterë, të cilët ndërhynë nga ajri për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Shefi i zjarrfikësve të Tiranës, Arben Cara, në një komunikim për mediat pas njoftimit të situatës, bëri të ditur se u angazhuan zjarrfikës nga Tirana, dy helikopterë dhe efektivë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

Scroll to Top