53-vjeçar në kërkim për kanosje ndaj vajzës në Fier

Një 53-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Fier, pasi akuzohet se ka kanosur vajzën e tij nëpërmjet rrjeteve sociale.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, shtetasi me inicialet N. Dh., banues në Fier, është shpallur në kërkim për shkak të dyshimit se ka ushtruar kanosje ndaj vajzës së tij përmes platformave online.

Policia ka sqaruar se po punohet për kapjen e 53-vjeçarit.

Scroll to Top