Krim i Rëndë në Greqi: Vret Nënën dhe Xhaxhanë, Pastaj Hidhet nga Ballkoni

Krim i rëndë në Greqi: Djali vret nënën dhe xhaxhanë, më pas hidhet nga ballkoni

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur Greqinë mbrëmjen e sotme, më 31 tetor. Një person dyshohet se vrau dhe dogji nënën dhe xhaxhanë e tij brenda një apartamenti në Heraklion të Kretës.

Njëri nga viktimat u gjet me një qese mbi kokë, çka ngre dyshime se autori e ka mbytur me asfiksim. Më pas, ai u përpoq të vetëvritej duke u hedhur nga ballkoni, sipas autoriteteve që e gjetën atë në gjendje të rënduar psikologjike. I dyshuari u dërgua me urgjencë në spital.

Tragjedia ndodhi në rrugën Halepa në Mastaba, Heraklion, ku humbën jetën dy persona. Motivet e këtij krimi ende nuk janë sqaruar plotësisht.

Sipas policisë, autori i dyshuar i vuri zjarrin banesës, duke synuar të digjte nënën dhe xhaxhanë, të cilët ndodheshin brenda në shtëpi në momentin e ngjarjes. Nëna raportohet se vuante nga një sëmundje dhe nuk mund të ecte dot.

Po hetohet gjithashtu nëse autori i krimit ka pasur probleme psikike. Informacionet nga “Protothema” bëjnë të ditur se trupat e viktimave u gjetën në pjesë të ndryshme të shtëpisë.

Në vendngjarje u mobilizuan 16 zjarrfikës me 4 automjete. Sipas dëshmive të zjarrfikësve, ata e nxorrën fillimisht djalin nga godina, por ai u ngjit sërish dhe u hodh nga ballkoni, duke u dërguar më pas në spital me ambulancë.

Scroll to Top