Plagosje me armë zjarri në Selenicë, 35-vjeçari në gjendje të rëndë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjormë të Selenicës, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Viktimë është një 35-vjeçar, i cili raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është transportuar urgjentisht drejt spitalit të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur ndërsa 35-vjeçari ndodhej në banesën e djalit të xhaxhait të tij në fshatin Gjormë. Rrethanat e sakta të ngjarjes dhe identiteti i personit që e ka plagosur mbeten ende të paqarta.
Banorët e zonës bënë të ditur se i plagosuri është banor i fshatit Levan të Fierit.
