Berisha në SPAK: Do të paraqitem sa herë të thirrem

Berisha: Kam nderuar detyrën, sa herë të thirrem do të paraqitem në SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi jashtë ambienteve të SPAK-ut se me çështjen “Partizani” është ngritur një piramidë mashtrimesh. Ai u shpreh për gazetarët se do të paraqitet në SPAK sa herë të jetë i thirrur.

Berisha pohoi se ka kryer në çdo rast detyrën dhe ka nderuar institucionin që ka drejtuar.

“Në çdo fletë-thirrje që të më vijë, unë paraqitem në SPAK. Kam konceptet e mia. Jam i hapur, siç kam qenë gjithmonë. Këta kanë ndërtuar një piramidë mashtrimi për dosjen Partizani. U tha se toka ishte publike, ndërkohë që në fletoren zyrtare ishte private. Në fletore thuhej se toka nuk ishte e shpronësuar. Sali Berisha nuk kishte firmosur kurrë një vendim me emër. Dhëndri im kishte përfituar vetëm 64 euro. Por a më dëmtoi kjo mua? Jo. Unë jam ky që jam. Më ndihmuat me vettingun. Nxoren akt korrupsioni pasiv për Berishën, se vajza e tij i ka paguar një javë pushime nënës dhe babait të vet, apo dhe një ndihmë mjekësore. Apo ka ndihmuar tre fëmijë në nevojë, autikë, në qendrën ku punon bashkëshortja ime. Jam i hapur. Në çdo çështje do të dal kështu, siç kam hyrë. Qëndrova si flamur. Nderova detyrën dhe flamurin.”, tha ai.

Scroll to Top