Aksident në Shkodër/ Automjeti humb kontrollin dhe përplas një person
Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Një drejtues automjeti ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur një person, i cili po lëvizte me biçikletë.
I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit në ambientet e komisariatit dhe po heton mbi rastin.
